Qendra për Punë Sociale Kosovë
web faqja JO ZYRTARE
  • Home
  • Kompetencat e QPS
  • Organi i Kujdestarisë
  • Qëllimi
  • More
    • Home
    • Kompetencat e QPS
    • Organi i Kujdestarisë
    • Qëllimi
Qendra për Punë Sociale Kosovë
web faqja JO ZYRTARE
  • Home
  • Kompetencat e QPS
  • Organi i Kujdestarisë
  • Qëllimi

Qëllimi

Si avokat, gjatë ushtrimit të përditshëm të profesionit, jam përballur vazhdimisht me vështirësi në gjetjen e të dhënave elementare të kontaktit të organeve përkatëse, përkatësisht të Qendrave për Punë Sociale dhe organit të kujdestarisë, sidomos kur këto organe ndodhen në qytete të tjera të Kosovës. Në shumë raste ka qenë praktikisht e pamundur të gjenden numra telefoni, adresa elektronike apo informacione bazike për kontakt, edhe pse bëhet fjalë për institucione me rol thelbësor në mbrojtjen sociale. Këto të dhëna në kohën e inteligjencës artificiale dhe avancimit teknologjik nuk mund ti gjesh askund të internet. 

Duke pasur parasysh rëndësinë e të këtyre organeve, të cilat trajtojnë kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë, fëmijët në nevojë, familjet në vështirësi sociale, të moshuarit dhe personat që kërkojnë mbrojtje dhe ndihmë institucionale, kam vlerësuar se qasja në këto institucione duhet të jetë sa më e lehtë, e drejtpërdrejtë dhe funksionale. Këta qytetarë nuk duhet të përballen me barriera administrative për të ushtruar të drejtat e tyre themelore.

Në këto rrethana, kam parë të arsyeshme dhe të domosdoshme krijimin e një web faqeje informuese, e cila synon të ofrojë të dhëna të përmbledhura për adresat dhe numrat e telefonit të Qendrave për Punë Sociale dhe organit të kujdestarisë në Kosovë, me qëllim lehtësimin e qasjes së qytetarëve dhe profesionistëve në këto shërbime.

Një iniciativë e tillë do të duhej të ishte marrë nga vet institucionet shtetërore. Megjithatë, duke qenë se kjo mungesë ka vazhduar për një kohë të gjatë, nuk kam mundur të rri duar kryq dhe të ankohem vetëm për këtë gjendje. Kjo faqe është krijuar edhe si formë proteste qytetare ndaj mungesës së një platforme të tillë institucionale, me shpresën se përmes informimit dhe vëmendjes publike, organet shtetërore do të marrin masa për krijimin e një faqeje zyrtare, funksionale dhe të qasshme.

Në momentin kur kjo të ndodhë, kjo faqe do ta humbë arsyen e ekzistencës së saj dhe do të hiqet nga përdorimi, pasi që qëllimi i saj nuk është zëvendësimi i institucioneve, por nxitja e përgjegjësisë dhe përmirësimi i qasjes në shërbime për ata që kanë më së shumti nevojë.
 

Ylli Bokshi, avokat 

Në Shoqërinë e Avokatëve “Avokatura BOKSHI” sh.p.k.

Gjakovë

Ndihmë dhe orientim

Copyright © 2026

Powered by

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept